Shqiponja dhe Samadrexha e kanë përfunduar me fitore stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën Shqiponja arriti fitore të madhe ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 35:31.
Skuadra gjakovare ishte vazhdimisht në epërsi, por jo me shumë gola. Kështu ndeshja ishte e fortë thuajse deri në fund.
Alma Nivokazi u shqua te Shqiponja me tetë gola. Gjashtë i kishte Orgesa Gola, ndërsa nga pesë i realizuan Larisa Ferizaj, Rosa Silva Ghabriell dhe Helen Da Silva Souza.]
13 gola për Kastriotin i shënoi Bintou Oulare. Nga gjashtë i shtuan Luna Goncalves e Ermira Saliu.
Shqiponja është e pesta me 10 pikë, sa i kanë edhe Istogu, Samadrexha e Kastrioti. Kastrioti është i katërti.
Në palestrën “Afrim Bunjaku”, Samadrexha e mposhti Besën e Pejës me rezultat bindës, 30:14.
Sevdanur Ozkan i shënoi shtatë gola. Gjashtë i kishte Fetane Uzunlar e pesë Arlinda Maloku.
Te Besa, Edona Radoniqi i kishte katër gola, ndërsa Adelina Berisha e Elsa Dana i realizuan nga dy.
Samadrexha e shënoi fitoren e pestë. Mban vendin e tretë.
Besa mbetet me gjashtë pikë në vendin e gjashtë.