Federata e Hendbollit e Kosovës është prezantuar edhe në fundjavë me anëtarët e saj në kupat evropiane.
Delegati i EHF-së, Fahredin Hashani, ishte i deleguar në Kroaci, në ndeshjen mes Poreçit dhe Krkas sllovene.
Ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë e fitoi Krka me rezultat 23:21. Gjyqtarët e ndeshjes ishin nga Maqedonia e Veriut.
Delegati tjetër i EHF-së nga Kosova, Eshref Beqiri, ishte në Turda të Rumanisë. Në kuadër të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë u takuan Potaissa Turda dhe Olympiacosi. Fitore shënoi skuadra greke, 32:27.
Në ekipin e zyrtarëve të ndeshjes, Beqiri ishte me gjyqtarë nga Kroacia.
Delegimi i rregullt i gjyqtarëve dhe delegatëve nga Kosova në ndeshjet evropiane është dëshmi se ata po e kryejnë punën me sukses të plotë.