Kaos në derbin mes Velezhit dhe Zrinjskit, dy ekipet nga qyteti Mostari i Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Parë, grupi i Jugut të Bosnjës, u përballën klubet e hendbollit Velezhi dhe Zrinjski.
Sipas Plemiqit, ndeshja ka zgjatur gati tre orë dhe është regjistruar me kërcënime, incidente dhe ndërprerje.
Zrinjski reaguar për gjithçka dhe përmes një deklarate është shprehur i tronditur për atë që po ndodh.
“Kur Zrinjski bëri një diferencë prej gjashtë golave, filloi kaosi i organizuar duke hedhur ujë dhe pështyrë mbi portierin tonë, i cili disa herë rrëshqiti dhe nuk mundi të mbronte goditjet e vendasve, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në vetë rezultatin e lojës.
Gjithçka ka vijuar duke hedhur në fushë sende të tjera të forta, të cilat kanë goditur disa nga lojtarët tanë, si dhe gjyqtarët e kësaj ndeshjeje.
Ndeshja u ndërpre disa herë në pjesën e parë, pikërisht në momentet kur skuadra jonë do të kishte bërë një mini-serial, që linte përshtypjen se gjithçka ishte e inskenuar.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së lojës, sulmet dhe kërcënimet nga tifozët dhe lojtarët e Velezhit u drejtuan ndaj shumicës së lojtarëve tanë, më së shumti ndaj njërit prej tyre.
Të njëjtat kërcënime nuk kanë ndodhur vetëm gjatë lojës, por edhe në ditët para dhe një natë pas ndeshjes me mesazhe.
Ndeshja rifilloi pas një ore ndërprerje me hyrjen e forcave të policisë në sallë.
Nuk ka nevojë që të shkruhet për vazhdimin e lojës, u pa se gjyqtarët po gjykonin të frikësuar dhe se shumica e lojtarëve tanë të rinj po luanin me frikë, për çka nuk duam të dënojmë as gjyqtarët dhe as lojtarët”, ka reaguar mes të tjera klubi Zrinjski.