Ndonëse kanë mbetur edhe disa ndeshje për t’u zhvilluar, Prizreni do të dimërojë në pozitën e parë të tabelës së Ligës së Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Skuadra me traditë ka treguar formën më të mirë në vjeshtë. Në shtatë ndeshje ka mbledhur 13 pikë.
Ka gjashtë fitore e një barazim.
Në kuadër të xhiros së shtatë Prizreni fitoi 37:32 ndaj Istogut.
Në xhiron e gjashtë barazoi 30:30 me Dritën e Gjilanit, ndërsa më parë ka shënuar fitore ndaj Ulpianës, Deçanit, Drenicës e Vëllaznimit.
Gara në Ligën e Parë të hendbollistëve pritet të jetë interesante edhe në stinorin pranveror.