Ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare lojtarja e dalluar e Vjosës së Shtimes, Nebahate Brahaj – Gashi.
Ajo në moshë të re bëri vend në ekipin e të rriturave duke u shquar me talentin që kishte.
Luajti në pozitën e pivotes. U largua herët nga hendbolli, në vitin 2002, por arriti suksese kulmore gjatë viteve sa ishte aktive.
Federata e Hendbollit e Kosovës i shpreh ngushëllime familjes të së ndjerës, klubit Vjosa dhe gjithë komunitetit të hendbollit në Shtime.