Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Hendboll

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 00:09
Istogu

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma.

Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në të mirë të Istogut.

Arlinda Dinarica e Lana Paviçeviq i shënuan nga 11 gola për Istogun. Edona Radoniqi ishte më efikasja te Besa me pesë gola.

Kjo ishte ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligën e hendbollisteve.

Në vendin e parë dimëron Ferizaj me 16 pikë.

Ferizajaset i kanë fituar të gjitha tetë ndeshjet. Istogu është i dyti me 14 pikë.

Samadrexha, Kastrioti e Shqiponja i kanë nga dhjetë pikë. Pason Besa me gjashtë, Vushtrria me katër dhe Tereza e Prishtina me nga një.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat