Kampioni i Kosovës shtang rumunët me fitore bindëse në Baia Mare por nuk shkon më tej

Hendboll

Kampioni i Kosovës shtang rumunët me fitore bindëse në Baia Mare por nuk shkon më tej

Nga: K. Goca Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 16:41
Rahoveci

Rahoveci është eliminuar nga Kupa Evropiane në hendboll.

Djelmoshat e Rahovecit luftuan deri në frymën e fundit por nuk ia dolën që të kalojnë rrethin e tretë.

Kampioni i Kosovës, Rahoveci, ka befasuar kampionin rumun Minaur Baia Mare, duke e mposhtur me rezultat 40:35 (19:19), në takimin e kthimi në Rumani.

Një fitore e madhe që shtang skuadrën rumune por fatkeqësisht nuk shkuan më tej.

Skuadrës tonë i kushtoi shtrenjtë humbja në ndeshjen e parë në Rahovec me rezultat 38:31. 

Rahoveci ka treguar lojë të madhe në pjesën e parë, duke udhëhequr me 1:3, 1:4, 2:5, 8:11. 

Pastaj vendasit barazuan 13:13, kaluan në epërsi me 15:13 dhe përfundoi pjesa e parë me rezultat 19:19.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante, skuadra rumune ka avancuar me 23:20 dhe u barazua rezultati 23:23, 24:24.  

Në minutën e 45-të, kampioni i Kosovës ka udhëhequr me 27:28, më edhe me pesë gola dallim, 28:33 (50’).

Megjithatë vendasit ngushtuan rezultatin në 31:33 në minutën e 52-të dhe pastaj në 32:33.

Rahoveci ngadhënjeu me rezultat 40:35 ndaj ekipi nga Baia Mare.

Hendbollisti Victor Alonso me 10 gola është më efikasi të Rahoveci, i ndihmuar nga Arbios Mushkolaj 7, Jon Muqolli 6, Egzon Gjuka 5, Mali Luzha 4, Jeton Bislimi 4 gola, Alban Haziri 3 e Çlirim Rama 1.

Te vendasit u dallua Tudor Botea me 8 gola, i ndihmuar nga Artem Kozakevych 7, Ivan Burzak 5 etj.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat