Me ndeshjen Besa Famgas – Trepça ka nisur xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas fitoi me rezultat bindës, 43:24.
Në këtë ndeshje Besa është mbështetur kryesisht te lojtarët e rinj, ndërsa Jon Vokshi e Ilir Istrefaj i realizuan nga dhjetë gola.
Tetë i kishte Olsi Mulaj e shtatë Amar Muqolli. Gjashtë gola i shtoi Elion Vokshi, kurse dy i shënoi Edonis Hajra.
Edhe Trepça ka përbërje shumë të re. Alban Mahmuti ishte më efikasi me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Amar Mujka, ndërsa Butrint Miftari, Ermir Januzi, Getoar Hajzeri, Ermir Smaka e Edmond Istrefi i shënuan nga dy. Një gol e kishte Eris Beqiri.
Besa Famgas i ka 16 pikë në vendin e dytë. Trepça mbetet pa pikë, në vendin e fundit.
Të dielën është ndeshja Llapi – Vjosa, ndërsa të hënën Prishtina – Vushtrria.