Prishtina fiton me dhjetë gola dallim ndaj Vushtrrisë

Hendboll

Prishtina fiton me dhjetë gola dallim ndaj Vushtrrisë

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 11:12
Pamje nga ndeshja

U luajt ndeshja e radhës në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Në kryeqytet, Prishtina mposhti Vushtrrinë me dhjetë gola dallim, 44:34. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të.

Prishtina që në nismë vendosi ritmin në ndeshje, duke krijuar epërsi 5:1 e më pas 7:2. Në pjesën e dytë për kohë të gjatë mbajti epërsi prej dhjetë e më shumë gola.

Oltion Beshiri i realizoi 11 gola për Prishtinën. Tetë i shënoi Mërgim Ademi e gjashtë i kishte Albi Gjuka.

Vushtrrisë nuk i mjaftuan 14 golat e Erkan Abazxhikut.

Shtatë i shënoi Egzon Ademi e gjashtë i kishte Muhamet Hyseni.

Prishtina renditet e katërta me 12 pikë nga dhjetë ndeshje. Vushtrria është e shtata. I ka gjashtë pikë nga 11 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat