Short shumë i vështirë për Kombëtaren tonë, përballet me Suedinë

Hendboll

Short shumë i vështirë për Kombëtaren tonë, përballet me Suedinë

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 14:28
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të përballet me Suedinë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025 për hendbolliste.

Kështu është caktuar me shortin e tërhequr sot në Vjenë.

Kombëtares sonë sërish i mungoi fati në short. Suedia është prej Kombëtareve më të forta në Evropë, ndërsa ishte e para në vazon e parë.

Ndeshja e parë zhvillohet në Suedi më 9 apo 10 prill të vitit të ardhshëm. Ndërkohë ndeshja e kthimit është në Kosovë më 12 apo 13 prill 2025.

Në raundin e parë kualifikues, Kosova mposhti Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën për të bërë vend në fazën e fundit kualifikuese.

Tani përballë vajzat tona do ta kenë Suedinë.

Ndonëse Suedia është Kombëtare e nivelit të lartë, synim i Kombëtares sonë mbetet angazhimi maksimal për kualifikim historik në Botëror.

Në ceremoninë e tërheqjes së shortit ishte edhe Muhamet Arifi, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat