Norvegjia e fiton titullin e dhjetë të Evropës

Hendboll

Norvegjia e fiton titullin e dhjetë të Evropës

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 20:38
Norvegjia

Norvegjia e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në hendboll.

Të dielën në finalen e zhvilluar në Vjenë, norvegjezet fituan 31:23 ndaj Danimarkës.

Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë.

Image

Rezultati pas 30 minutave ishte 13:12 në të mirë të Norvegjisë.

Por pjesa e dytë u takoi plotësisht norvegjezeve që krijuan epërsi bindëse.

Norvegjia e ka fituar titullin e dhjetë të Evropës dhe të tretin rresht. Danimarka është Kombëtarja e dytë më e suksesshme në histori të Kampionateve Evropiane. Ka tre tituj dhe katër vende të dyta.

Henny Reistad u shpall më e mira e finales. Ajo udhëhoqi Norvegjinë me tetë gola.

Vendin e tretë e zuri Hungaria. Për medalje të bronztë, Hungaria fitoi 25:24 ndaj Francës.

Finalja u zhvillua në praninë e 8775 shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat