Ish hendbollisti i miërnjohur malazez, Veselin Vujoviq, i ka mbështetur studentët në Serbi.
Ai, sot është trajneri i Katarit, ka mbështetur protestat studentore që po vazhdojnë prej dy javësh në Serbi dhe e quajti partinë SNS të Aleksandar Vuçiq një kartel droge.
“Mjafton që dikush të ofendojë inteligjencën dhe të heshtim të gjithë”, ka thënë Vujoviq për Agjencinë “Beta”.
Studentët në Serbi kanë bllokuar më shumë se 40 fakultete dhe disa rektorë në të gjithë vendin për dy javë, duke kërkuar hapjen e të gjitha dokumenteve si u rindërtua stacioni hekurudhor në Novi Sad, ku 15 persona humbën jetën më 1 nëntor.