Grushti i Mexhit Devajës dhe 20 vite nga pranimi i FHK-së në EHF!

Hendboll

Grushti i Mexhit Devajës dhe 20 vite nga pranimi i FHK-së në EHF!

Nga: K. Goca Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 12:07
Mexhit Devaja në Kairo në takim me Hassan Moustafan, së bashku me Fazli Berishën e Tahir Kukajn

Rrugëtim sikur nëpër teh të shpatës në Kontinentin e Vjetër! 

Vitet e pasluftës ishin të zorshme, filloi nga zeroja, pasi që okupatori serb kishte shkatërruar gjithçka!

Image

Mexhit Devaja dhe presidenti historik i KOsovës, dr. Ibrahim Rugova

Vite të rënda, federatat sportive pothuajse nuk kishin as mjete të bollshme financiare, për t’i paguar punëtorët e tyre brenda pra administratën se lere më të mendohej lobimi për ndërkombëtarizim!

Mexhit Devaja, kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, në ato rrethana të rëndë të viteve të pasluftës, nisi rrugëtimin në shtete të ndryshme, nga Turqia në Slloveni, nga Zvicra në Egjipt e Bullgari, e takime të ndryshme duke u orvatur me çdo kusht që të bindin botën sportive, se hendbolli e meriton dhe duhet patjetër të jetë në familjn e madhe ndërkombëtare përkatësisht në Federatën e Hendbollit Evropian (EHF).  

Image

Stipe Mesiq, ish kryeministri kroat dhe Mexhit Devaja

Disa nuk e besonin se hendbolli do të jetë sporti i parë nga sportet kolektive që do t’i hapë rrugët në rrafshin ndërkombëtar,

Më 18 dhjetor të vitit 2004 në Budapest Federata e Hendbollit e Kosovës u pranua me të drejta të kushtëzuara në Federatën e Hendbollit Evropian. 

Image

Mexhit Devaja, Izet Gjinovci etj.

Ky ishte lajm më i madh sportiv për shtetin tonë dhe vjeshtën e vitit 2005, Kosova përfaqësohet me klube në Kupat Evropiane.

Bile në një rast gjatë takimit me zyrtarin e EHF-it, Mexhit Devaja humbi durimin, godet me grusht tavolinën! 

Image

Me 15 dhjetor të vitit 2002 Kosova-Egjipti U-21, palestra në Gjakovë

Çka është boll më, është boll! Soset durimi, ndërkombëtarët e hendbollit e morën tani edhe më seriozisht grushtin e tij, hapen kanalet drejt anëtarësimit.  

Në vitin 1999 u bë vizita e parë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në Delegacion ishin kryetari Mexhit Devaja dhe Nexhdet Dobroshi, trajner i Vëllaznimit të Gjakovës, të cilët patën takim me kryetarin e Federats së Bosnjës, Reshat Sharenkapa.

Në dhjetor të vitit 1999 u bë vizita e radhës në Turqi. Në delegacion ishin kryetari Mexhit Devaja, dhe drejtori i KH Prizrenit Omer Besimi, si dhe lojtari që luante në KH Kiliçohllu të Eskishehirit Verim Zherka.

Devaja u takua me kryetarin e Federatës së Hendbollit të Turqisë, Ensarin për të diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit dhe me këtë u arrit që të sjellin ekipin kombëtar turk më 2 nëntor, së bashku me Egjiptin dhe Bosnjën e Hercegovinës, për një turne ndërkombëtare.

Një ndër takimet më të rëndësishme që i zhvilloi Devaja ishte ao në Kajro të Egjiptit, më 13 korrik të vitit 2002, me Hassan Moustafa, kryetar i federats Ndërkombëtare të Hendbollit dhe kryetar i Federatës së Hendbollit të Egjiptit.

Ky takim historik u shfrytëzua nga Devaja për të promovuar hendbollin e Kosovës në institucionet më të larta botërore dhe të kërkojë njohje ndërkombëtare. Në takim ishin edhe Fazli Berisha, nënkryetar i FHK-së. Tahir Kukaj, njeriu i cili ishte më meritori dhe ndërmjetësoi takimin. 

Mexhit Devaja, Izet Gjinovci dhe Syrja Shalqini, prej 18-21 prill të vitit 2003, ishte në vizite pune në Ankara të Tuqisë.

Në Evropianin 2004, në Slloveni, mori pjesë edhe delegacioni i Kosovës, në përbërje Mexhit Devaja dhe Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm, ku u prit nga zyrtarët e Federatës Sllovene, kryesuar nga kryetari Zoran Jankoviq.

Takimi që më së shumti ngriti gjakrat për së mbari ishte ai i datës 28 janar të vitit 2004 me sekretarin e përgjithshëm të EHFsë, Michail Wiederer. Në takiin e pasdites me kreun e FHK-së, ai kërkoi nga Kosova që të paraqesë kërkesën mënjehershme për pranim si vëzhguese në Kongresin e ardhshëm të EHF-së me procedurë të shkurtër, pasi siç tha ai, kemi edhe kërkesën e Skocisë dhe këto kërkesa duhet të shqyrtohen nga Komiteti Ekzekutiv i EHF-së në mbledhjen e radhës. Kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja, nga data 10-14 tetor 2004, qëndroi në vizitë pune në selinë e IHF-së në Basel të Zvicrës.

"Derisa kombëtarja jonë zhvillonte ndeshjet e para zyrtare ndërkombëtare në turne në nivele kombëtare në Luksemburg, delegacioni i FHK-së (Mexhit Devaja dhe Izet Gjinovci), udhëtoi në Budapest me shpresë se përfundimisht FHK-ja do të anëtërsohet në EHF", shkruan në faqen e FHK-së.
Më 18 dhjetor, në orën 9.00, në sallën e kongreseve në hotel ‘Helia’ në Budapest, filloi punimet Kongresi i jashtëzakonshëm i EHF-së.

Delegacioni i  FHK-së kishte përgatitur materiale të ndryshme marketingu, siç ishin fanellat me mbishkrim dhe emblemë të FHK-së, emlema e FHK-së, flamuj dhe broshura të ndryshme në anglisht. Të gjitha këto ua shpërndau pjesëmarrësve para fillimit të Kongresit. FHK është anëtare e EHF-së, me 20 vota për, 10 abstenime e 6 kundër.

Për suksesin e arritur të Federatës së Hendbollit në fushën ndërkombëtare, presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e dekoroi FHK-në me çmimin "Trofeu i Presidentit" në takimin dhe pritjen që e organizoi për kreun e FHK-së, Mexhit Devaja.

Duhet theksuar takimin e parë shumë të rëndësishëm të kombëtares së Kosovës me Egjipitjn U21. Një ndër veprimtaritë e para ndërkombëtare (zhvillim i një ndeshjeje ndërkombëtare me kombëtare) dhe hyrje në një periudhë të re të veprimtarive ndërkombëtare ishte ndeshja e parë ndërkombëtare, e zhvilluar në cilindo sport në mes të Egjiptit U21 dhe Kosovës, që u zhvillua më 15 dhjetor 2002 në Gjakovë (ndeshje kjo që rezultoi nga takimi i kreut të Federatës së Hendbollit të Kosovës me dr. Hassan Moustafa gjatë vizitës së bërë më 13 korrik 2002). 
Takimin e fitoi Egjiptit me rezultat 32:21.

Organizimi i ndeshjes nga ana e Bordit të FHK-së dhe Këshillit të organizimit të këtij takimi historik ishte i shkëlqyeshëm, për çka duhet falënderuar të gjithë ata që kontribuuan, duke filluar nga Amir Haxhikadriu dhe deri tek kujdestarët e palestrës “Shani Nushi” në Gjakovë, sepse ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e zhvilluar në ndonjë sport në Kosovë gjatë kësaj periudhe. Ishte një atmosferë shumë sportive, emocionuese... ishte ky një çast që ktheu vetëbesimin se vërtet ne Kosova e meritojmë të paraqitemi në garat  ndërkombëtare.

Nata e 15 dhjetorit 2002 u festua tok në Gjakovë deri në orët e vona... Takimi i 15 dhjetorit 2002, ndërmjet Kosovës dhe Egjiptit, ndodhi pas 40 vjetësh. Ishte viti i largët 1961, kur për herë të parë u gjenden ballë për ballë po këto kombërare.

Fitore patën shënuar egjiptianët. Por, kur i pyet nëse dinë për këtë ndeshje të para 40 vjetëve, ata rrudhin supet, në shenjë mosdijeje. Emocionuese ishin çastet e këndimit të himneve kombëtare të të dy kombëtareve. Dalja në skenë e Shkëlzen Jetishit ishte tejet dinjitoze... “Vetëm në fillim të ndeshjes shikuesit u duartrokitën tanëve, sepse më pas rivaliteti nuk ishte i barabartë. Hendbollistët e Kosovës u mungonte përgatitja e duhur fizike, kurse egjiptianët jo vetëm që ishin shumë më të përgatitur, por edhe gjatësia e pesha ishin dukshëm në anën e tyre. Madje dikush thoshte “aq të mëdhenj qenkan, saqë edhe parketi po lëkundet”.

Të kota ishin përpjekjet e hendbollistëve tanë për të bërë diç më shumë, dallohej vetëm Leonard Culaj, por edhe portierët e në veçanti  i riu Artan Shipoli.

Ndeshja përfundoi me rezultat 32:21 në të mirë të  Egjiptit, mirëpo në një spektakël të tillë rezultati ishte në plan të dytë, ngase ndeshja e zhvilluar pati një rendësi të veçantë për sportin e Kosovës, e këtë kënaqësi na ofroi hendbolli ynë, sport ky dikur krenari e kombit.

Atmosfera në palestër para dhe gjatë ndeshjes, por edhe pas përfundimit të saj ishte madhështore, natyrisht edhe pritja që u bë nga drejtuesit e hendbollit, por edhe mikpritësit e dëshmuar në rastet e tilla, gjakovarët...

Egjipti kishte shprehur dëshirën që edhe të nesërmen të zhvillonte një ndeshje, me ndonjërën skuadër të elitës tonë. U ndeshën me Vëllaznimin e përforcuar me disa lojtarë nga klubet e tjera, por edhe këtë ndeshje e fitojnë udhëtuesit, por këtë herë pak më vështirë, me 5 gola dallim.

Dhe, për fund shpresojmë se atë që e premtuan egjiptianët edhe do ta realizojnë: “do t’i bëjmë ftesë Kosovës për të qëndruar në Egjipt. Dhe, nuk përfundon me kaq. Miqësia shtohet. Hassan Moustafa, kryetar i Federatës së Hendbollit Botëror (IHF), ishte i pari që zbarkoi dhe vizitoi shtetin e Kosovës, ishte senzacion.

Duhet theksuar se klubi i hendbollit nga Vojvodina, klub serb, Kikinda, është dënuar dhe nga humbur ndeshjen me rezultat zyrtar 10:0 që nuk pranoi të luante me Vëllaznimin e Gjakovës (femrat). Pas kësaj, vitet e radhës serbet morën mësim, vashat e Naisës së Nishit dhe Knjaz Milloshit, dolën dhe u ballafaquam me ekipet tona, duke iu shmangur dënimit, kjo ishte një fitore e shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Shumë peripeci për Mexhit Devajën me bashkëpunëtorët e tij por gjithmonë triumfues karshi pengesave që vinin nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat