Rahoveci dimëron në vendin e parë! Besa dhe Kastrioti me fitore të radhës

Hendboll

Rahoveci dimëron në vendin e parë! Besa dhe Kastrioti me fitore të radhës

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 23:56
Rahoveci

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi. Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci, fitoi 43:33 ndaj Llapit në Podujevë. Arbios Mushkolaj i kishte 11 gola, ndërsa Mali Luzha dhjetë te “vreshtarët”. Nga  dhjetë gola për Llapin i realizuan Blerton Hasani e Ardi Halili.

Besa Famgas fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 50:29. 

Edonis Hajra i kishte 11 gola tek ekipi pejan, ndërsa nga tetë i realizuan Olsi Mulaj e Jon Vokshi.

Tetë gola për Vushtrrinë i kishte Egzon Ademi e shtatë Muhamet Hyseni.

Në Mitrovicë, Kastrioti fitoi ndaj Trepçës me rezultat 46:37. Yassine Henahen i kishte 11 gola për ferizajasit, derisa Gentrit Brahimi e Besnik Bytyqi i realizuan nga gjashtë. Amar Mujka i shënoi 16 gola për “xehetarët”, ndërsa 11 i kishte Ermir Smaka.

Rahoveci e ka përfunduar stinorin vjeshtor me 28 pikë. I ka  fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe dimëron në pozitën e parë. Besa Famgas e Kastrioti i kanë nga 22.
Pason Prishtina në vendin e katërt me 16 pikë. Vushtrria, Vjosa e Llapi i kanë nga tetë pikë në pozitat pesë, gjashtë e shtatë.

Trepça mbetet e fundit, pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat