Të lumtë kryeministër Albin Kurti që nuk e harrove Izet Gjinovcin

Hendboll

Të lumtë kryeministër Albin Kurti që nuk e harrove Izet Gjinovcin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 dhjetor 2024 Në ora: 19:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Izet Gjinovci, foto nga arkiva

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dha shembullin më të mirë të mundshëm sonte në ceremoninë e hendbollit (shpallja e hendbollistit më të mirë), duke përmendur të ndjerin Izet Gjnovci, ish sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit, që ndërroi jetë më 5 gusht të këtij viti.

Gjinovci ka qenë flamurtar apo gjeneral i hendbollit. Njeriu që dha gjithçka për këtë sport. 

Kryeministri Kurti sonte emocionoi të gjithë, me fjalën e tij për Gjinovcin.  

Mungoi Izi që mblidhte të gjithë, mungoi ai që ishte lokomotiva e çdo arritje në hendboll.

Mungoi i Zoti i shtëpisë, mungoi ai që sillte gjallëri dhe entuziazmi në këto manifestime. 

Mungoi ai që afronte çdo kënd, dhe jepte shpirtin dhe zemrën e tij për hendboll. 

Bashkëpunëtorët e miqtë e tij më të afër nuk e thanë një çerekfjale për të. 

Ai është i gjallë në zemra e dashamirëve të hendbollit dhe të sportit. 

Nuk e di pse zonja Valbona Gjinovci, bashkëshortja e Izit, nuk ishte e pranishme në manifestim! 

Fundja, Izi gjithmonë do të jetë në zemrat e miqve, shokëve, klubeve dhe komunitetit të hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat