Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dha shembullin më të mirë të mundshëm sonte në ceremoninë e hendbollit (shpallja e hendbollistit më të mirë), duke përmendur të ndjerin Izet Gjnovci, ish sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit, që ndërroi jetë më 5 gusht të këtij viti.
Gjinovci ka qenë flamurtar apo gjeneral i hendbollit. Njeriu që dha gjithçka për këtë sport.
Kryeministri Kurti sonte emocionoi të gjithë, me fjalën e tij për Gjinovcin.
Mungoi Izi që mblidhte të gjithë, mungoi ai që ishte lokomotiva e çdo arritje në hendboll.
Mungoi i Zoti i shtëpisë, mungoi ai që sillte gjallëri dhe entuziazmi në këto manifestime.
Mungoi ai që afronte çdo kënd, dhe jepte shpirtin dhe zemrën e tij për hendboll.
Bashkëpunëtorët e miqtë e tij më të afër nuk e thanë një çerekfjale për të.
Ai është i gjallë në zemra e dashamirëve të hendbollit dhe të sportit.
Nuk e di pse zonja Valbona Gjinovci, bashkëshortja e Izit, nuk ishte e pranishme në manifestim!
Fundja, Izi gjithmonë do të jetë në zemrat e miqve, shokëve, klubeve dhe komunitetit të hendbollit.