Egzon Gjuka i Rahovecit e Salemateu Camara e Ferizajt, më të mirët!
Në foton që shihet lartë janë hendbollisti më i mirë i vitit, Egzon Gjuka, dhe hendbollistja më e mirë e vitit, Salemateu Camara, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministren e MKRS-së, Daulina Osmani, presidentin e FHK-së, Eugen Saraçini dhe nënpresidentin e FHK-së, Enis Idrizi.
Ceremoninë "Laureatët 2024" e nderoi me praninë e tij kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
"Qendra më e mirë për vitin 2024; hendbollisti më i mirë për vitin 2024 .
Për të katërtin vit radhazi po shpallem lojtari më i mirë në Kosovë, por ky vit ishte më i veçanti, pasi që për ta gëzuar këtë sukses timin këtë vit ishte edhe djali im, Aleku.
Falenderoj gruan time për perkrahjen e vazhdueshme dhe të palodhshme në të gjitha sfidat që unë i kam .
Falenderoj prindërit, vëllaun, motrën dhe gjithë familjen për përkrahjen.
Falenderim i veçantë për klubin KH Rahoveci, bordin, stafin e trenerëve,fizioterapeutin dhe të gjithë bashklojtarët me të cilët patëm një sezon historik, duke u shpallur Kampion të Kosovës dhe fitues të Superkupës.
Ky sukses i imi nuk do të ishte i mundur pa ndihmën tuaj.
Sfida të mëdha na presin edhe në vitin 2025, e unë premtoj që do të angazhohem maksimalisht që t’i përsërisim sukseset e vitit që po e lëmë pas.
Faleminderit të gjithë atyre që votuan dhe vlerësuan punën dhe mundim tim për gjatë vitit 2024",, ka shkruar Gjuka,