Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi e kishte mbledhjen e radhës të enjten dhe mori vendime të rëndësishme.
U vendos që Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahen më 30 janar.
Po ashtu është vendosur që prej 8 deri më 15 janar të jetë i hapur afati kalimtar dimëror.
Bordi ka analizuar edhe aktivitetet gjatë vitit 2024, duke vlerësuar të arriturat dhe zhvillimin e vazhdueshëm.