FHK mban Kuvendin Zgjedhor më 30 janar

Hendboll

FHK mban Kuvendin Zgjedhor më 30 janar

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e fundit për këtë vit. Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi e kishte mbledhjen e radhës të enjten dhe mori vendime të rëndësishme.

U vendos që Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës të mbahen më 30 janar.

Po ashtu është vendosur që prej 8 deri më 15 janar të jetë i hapur afati kalimtar dimëror.

Bordi ka analizuar edhe aktivitetet gjatë vitit 2024, duke vlerësuar të arriturat dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat