Alma Nivokazi: Nuk kam mësuar të hesht përballë padrejtësisë

Hendboll

Alma Nivokazi: Nuk kam mësuar të hesht përballë padrejtësisë

Nga: K. Goca Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 21:32
Alma Nivokazi

Hendbollistja e Shqiponjës së Gjakovës, Alma Nivokazi ankohet, duke pretenduar se i është bërë e padrejtë në zgjedhjen e hendbollistes më të mirë të vitit 2024 nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Për çka bëhet fjalë, më së miri e tregon Nivokazi.

“Unë nuk kam mësuar të hesht përballë padrejtësisë.

Unë nuk kam frikë të shpreh dhe të mbroj të vërtetën time, sepse e drejta është forca ime. 

Nuk kam asgjë personale me askënd, por duket qartë që disa të tjerë e kanë personale me mua.

Kur ‘Fundorja e majtë më e mirë (Beku)’ nuk më takoi mua, pavarësisht pozitës që mbaj dhe lojës së pandërprerë që kam treguar gjatë gjithë vitit, pyetja që lind është: pse?

A duhet të ndryshoj pozicionin tim që të fitoj atë? Jo. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë personi që shkel mbi hakun e tjetrit për të marrë atë që nuk më takon. Por, një gjë është e qartë: çmimi që meritova me punë, djersë dhe përkushtim më takonte mua, dhe askush nuk mund ta mohojë këtë.

E di që kjo nuk i intereson shumicës, por për mua është më shumë sesa një çmim. Është dinjiteti dhe puna ime që po mbroj.

Të gjithë ata që ishin të pranishëm trajnerët, punonjësit e sportit, bordi i Federatës, dhe madje edhe bashkëlojtarët e mi e dinë shumë mirë se kush jam dhe sa shumë kam dhënë për të qenë aty ku jam sot. 

E di që ka pasur vajza të tjera para meje që janë ndjerë si unë sot, kur u është mohuar ajo që e meritonin. Por shumë prej tyre nuk kanë pasur guximin të flasin për këtë që po e bëjë sot.

E kuptoj shumë mirë se si gjërat kanë ndodhur për të arritur në këtë pikë, por nuk mund të pranoj që shpresat të shuhen në një vend si Kosova, ku të rinjtë dhe sportistët duhet të jenë shembulli i ndershmërisë dhe meritokracisë.

Me shumë sinqeritet dhe vendosmëri”, ka skruar Nivokazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat