Klubi i hendbollit Istogu, kampion i Kosovës (femrat), sonte ka festuar 20 vjetorin e themelimit.
Shumë personalitete morën pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit ndër to edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporttit të Kosovës, Daulina Osmani.
“Me çikat tona të hendbollit në 20 vjetorin e klubit të tyre kampion, KHF Istogu.

Faruk Shala
11 tituj të fituar përgjatë 8 viteve të fundit, njëkohësisht KHF Istogu ka prodhuar mbi 30 lojtare që janë dhe kanë qenë pjesë e reprezentacioneve të Kosovës në grupmosha të ndryshme.
Përgëzime për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të trajnerit Faruk Shala.
Suksese edhe më të mëdha në të ardhmen!”, ka uruar Osmani.