KHF Istogu shënon 20-vjetorin e themelimit

Hendboll

KHF Istogu shënon 20-vjetorin e themelimit

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 23:38
Faruk Shala gjatë fjalimit

Klubi i hendbollit Istogu e ka shënuar të shtunën 20-vjetorin e themelimit.

Istogu është kampion në fuqi i Kosovës në konkurrencë të femrave, ndërsa për mbi një dekadë është prej klubeve më të mira dhe më stabile në vendin tonë.

Istogu ka katër tituj të kampionit të Kosovës, pesë Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Po ashtu nga viti 2017 paraqitet rregullisht në gara evropiane, ndërsa në katër raste ka kaluar nga një kundërshtar evropian.

Në ceremoni ishin prezentë edhe drejtuesit e federatës sonë, presidenti Eugen Saraçinii dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Muhamet Arifi.

Të pranishëm ishin edhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, drejtues të komunës së Istogut dhe personalitete të shumta të sportit e politikës.

Po ashtu prezentë ishin edhe shumë hendbolliste e ish-hendbolliste.

Ceremoninë e hapi nikoqiri, trajneri i Istogut, Faruk Shala.

Presidenti Saraçini ka folur për të arriturat e KHF Istogut, por edhe sfidat e këtij klubi.

Të pranishmëve u janë drejtuar edhe zëvendësministrja Daulina Osmani dhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Në fund, nikoqiri, KHF Istogu, ka ndarë mirënjohje për bashkëpunëtorët e shumtë e po ashtu mirënjohje Post-Mortem për personalitetet që kanë ndikuar ngritjen e këtij klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat