Kampionja e Kosovës, klubi i hendbollit Istogu, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në zhvillimin e klubit dhe në sukseset që ka arritur në Kosovë dhe rezultatet në Kupat evropiane.
KHF Istogu në faqen e saj ka shkruar se gazetari i sportit Kemajl Goca dhe gazeta kombëtare ‘Bota sot’ janë prej mediumeve me aktive qe përcjellin sportin.
"Mediat kanë rol te rëndësishëm ne zhvillimin e sportit ne përgjithësi por kanë kontribuar në zhvillimin e klubit tonë në veçanti.
'Koha’ është mediumi qeë tradicionalisht jep çmimin për sportistet dhe klubet e vendit tonë.
Plot pesë herë me çmimin e pare e ka vlersuar Klubin e hendbollit Istogu, që i është mirënjohës mediumit ‘Koha’ për vlersimin e rezultateve tona.
Televizioni ‘21’ është njëri nga shtëpitë mediatike që transmeton ndeshjet e klubit te hendbollit Istogu dhë është partner shumë i rëndësishëm i klubit dhe hendbollit kosovar.
Gazetari i sportit Kemajl Goca dhe ‘Bota sot’ janë prej mediumeve më aktive që përcjellin sportin në përgjithësi, e hendbollin në veçanti.
Klubi ynë, KHF Istogu, shpreh mirënjohjen e tij për mediat lokale që kanë pasqyruar aktivitetet e klubit gjatë viteve të fundit.
Mirënjohje për ‘RTV Fontana{, për përkushtimin dhe mbështetjen në pasqyrimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve të klubit tonë.
‘Istogu Channel’, për shtrirjen e vazhdueshme të informacionit dhe përkrahjen në rritjen e dukshmërisë së hendbollit në Istog.
‘Radio West’, për përpjekjet e tyre për të informuar dhe angazhuar audiencën e gjerë në lidhje me aktivitetet dhe sukseset e KHF Istogu”, ka shkruar në faqen KHF Istogu.