Ekipe kombëtare në IHF Trophy në Prishtinë

Hendboll

Ekipe kombëtare në IHF Trophy në Prishtinë

Më: 1 janar 2025 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Federata e Hendbollit e Kosovës është në vlugun e përgatitjeve për një tjetër ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Falë bashkëpunimit shembullor me Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), prej 14 deri më 18 janar në Prishtinë mbahet IHF Trophy për Zonën Evropiane.

Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ngjarja, që është kualifikuese për Kampionatin Botëror, mbahet për hendbollistë të rinj (Youth – U18) dhe për hendbollistët juniorë (Junior U20).

Në grupmoshën U18, faza e parë zhvillohet në grupe.

Në Grupin A janë Gjeorgjia, Britania e Madhe, Qipro e Shqipëria. Në Grupin B janë Bullgaria, Kosova dhe Moldavia.

Ndeshjet e para janë më 14 janar: Gjeorgjia – Qipro (11:00), Britania e Madhe – Shqipëria (13:00), Kosova – Moldavia (17:00).

Më 17 janar janë gjysmëfinalet, ndërsa më 18 janar është finalja dhe ndeshja për medalje të bronztë.

Në grupmoshën U20 janë katër kombëtare: Bullgaria, Qipro, Britania e Madhe dhe Kosova.

Më 14 janar janë ndeshjet e para: Bullgaria – Britania e Madhe (15:00) dhe Qipro – Kosova (19:00).

Te juniorët, më 17 janar është ndeshja për vend të tretë, ndërsa më 18 janar finalja.

Në të dy grupmoshat fituesi vazhdon garën në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy. Më pas fituesi i fazës ndërkontinentale kualifikohet në Botëror.

Përmes kësaj gare, Kosova dy herë ka arritur në Botëror, me hendbollistët deri në 21 vjet dhe hendbollistet deri 18 vjet.

IHF-ja ia ka besuar shpesh federatës sonë organizimin e kësaj ngjarjeje që ofron mundësi të mëdha. Dhe vazhdimisht organizimi u vlerësua me nota maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat