Gjermania ka mbetur pa dy lojtarë të rëndësishëm pak para fillimit të përgatitjeve për Kampionatin Botëror.
Bëhet fjalë për dyshen Jannik Kohlbacher dhe Sebastian Heymann.
Selektori Alfred Gislasson nuk do të mund të llogarisë në këta dy hendbollistë në Botërorin, ku Gjermania do të luajë në grup me Poloninë, Zvicrën dhe Çekinë në Herning të Danimarkës.
Kohlbacher do t'i nënshtrohet një operacioni në bërryl dhe Heyman ka një muaj që ka probleme me një dëmtim në këmbë. Tim Seechel nga Magdeburgu dhe Lukas Stutzke nga Hannoveri janë ftuar në ekip.