Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë udhëtuar të enjten për në Winterthur të Zvicrës, ku do të paraqiten në turneun tradicional, “Yellow Cup”.
Është ky edicioni i 51-të i këtij turneu ku paraqiten Zvicra, Kosova, Italia e Holanda.
Të tri kundërshtaret e Kosovës luajnë në Botëror.
Të enjten mbrëma Kombëtarja jonë zhvilloi stërvitje, ndërsa të pranishëm ishin të gjithë lojtarët e ftuar.
Të premten janë ndeshjet e para. Nga ora 18:00 takohen Zvicra e Italia, ndërsa nga ora 20:30 është ndeshja Kosova – Holanda.
Kosova e Holanda barazuan 33:33 më 10 nëntor në Prishtinë, në fazën e dytë kualifikuese për Euro 2026.
Tjetër ndeshje e fortë pritet të premten mbrëma.