Zviceranët fitojnë me 10 gola epërsi ndaj Kosovës

Hendboll

Zviceranët fitojnë me 10 gola epërsi ndaj Kosovës

Më: 4 janar 2025 Në ora: 21:07
Rron Ramadani

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës.

Të shtunën mbrëma, Kombëtarja jonë humbi nga Zvicra me  rezultat 34:24.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 për zviceranët.

Sërish të përzgjedhurit e Bujar Qerimit kanë pasur telashe për të shfaqur lojën e tyre më të mirë.

Ka pasur aksione të rrjedhshme e mbrojtje të suksesshme, por vetëm në momente.

Kombëtarja jonë të premten u mposht nga Holanda, ndërsa të dielën prej orës 14:30 është ndeshja me Italinë.

Ndeshjet shërbejnë si përgatitje për vazhdim të kualifikimeve për Euro 2026. Holanda, Zvicra e Italia më vonë këtë muaj paraqiten në Kampionat Botëror.
Kosova: Valon Dedaj 2/5, Arbios Mushkolaj 0/1, Luigj Quni 3/3, Drilon Tahirukaj 2/2, Lulzim Shabani 0/1, Haris Berisha 6 pritje, Bujar Ramosaj 1/1, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Rron Ramadani 2/3, Olsi Mulaj, Egzon Gjuka 2/5, Lionel Mirdita 5/8, Matej Thaqi 3/3, Liridon Zena, Armend Alaj, Drenit Tahirukaj 4/10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat