Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës.
Të shtunën mbrëma, Kombëtarja jonë humbi nga Zvicra me rezultat 34:24.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 për zviceranët.
Sërish të përzgjedhurit e Bujar Qerimit kanë pasur telashe për të shfaqur lojën e tyre më të mirë.
Ka pasur aksione të rrjedhshme e mbrojtje të suksesshme, por vetëm në momente.
Kombëtarja jonë të premten u mposht nga Holanda, ndërsa të dielën prej orës 14:30 është ndeshja me Italinë.
Ndeshjet shërbejnë si përgatitje për vazhdim të kualifikimeve për Euro 2026. Holanda, Zvicra e Italia më vonë këtë muaj paraqiten në Kampionat Botëror.
Kosova: Valon Dedaj 2/5, Arbios Mushkolaj 0/1, Luigj Quni 3/3, Drilon Tahirukaj 2/2, Lulzim Shabani 0/1, Haris Berisha 6 pritje, Bujar Ramosaj 1/1, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Rron Ramadani 2/3, Olsi Mulaj, Egzon Gjuka 2/5, Lionel Mirdita 5/8, Matej Thaqi 3/3, Liridon Zena, Armend Alaj, Drenit Tahirukaj 4/10.