Kombëtarja e Kosovës ka pësuar dy humbje rresht në turneun e hendbollit në Zvicër.
Megjtihatë, nuk kanë aq shumë rëndësi rezultatet se sa është një test i mirë për. selektorin e Kosovës, Bujar Qerimi, për të pa formën e secilit hendbollist.
Sot do të luajnë ndeshjen e fundit ku ndeshen me Italinë.
Takimi luhet në orën 14.30.
“ E luajmë sot ndeshjen e fundit në ‘Yellow Cup’.
Përballemi me Italinë, në tjetër test sfidues”, njofon FHK.
Kosova sfidën e parë e ka humbur me 36:24 nga Holanda dhe të dytën nga Zvicra me 34:24.