Kosova e pafat në përballje me italianët

Hendboll

Kosova e pafat në përballje me italianët

Nga: K. Goca Më: 5 janar 2025 Në ora: 16:03
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e tretë rresht, kësaj radhe me rezultat 28:25 nga Italia. 

Kosova ka treguar lojë të mirë në përbaljje me Italinë në ndeshjen e tretë të turneut “Yellow Cup” që u mbajt në Zvicër.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit në turne për të kombëtaren e Kosovës.

Bujar Qerimi, selektor, ka pa edhe formën e secilit lojtar. 

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 15:13 në favor të Dardanëve. 

Pjesa e dytë ka qenë interesante e me rivalitet të madh ku në minutën e 51-të rezultati ishte baras 22:22.

Në minutën e 55-të. Italia në epërsi me 24:23, më pas djelmoshat tanë barazojnë 24:24.

Sfida mbyllet me rezultat  28:25 në favor të italianëve.

Dhet theksuar se dy takimet e para Koisova i ka humbur, të parën me 36:24 nga Holand, dha të dytën me 34:24 nga Zvicra.

Kosova: Valon Dedaj 1/1, Arbios Mushkolaj 2/2, Luigj Quni 0/2, Drilon Tahirukaj 5/8, Lulzim Shabani 0/2, Haris Berisha 3 pritje (3/17), Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Leonard Gegaj 5/6, Rron Ramadani 1/2, Olsi Mulaj, Egzon Gjuka 3/3, Lionel Mirdita 3/5, Matej Thaqi 1/2, Liridon Zena 2 pritje (2/12), Armend Alaj, Drenit Tahirukaj 4/8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat