Klubet me padurim presin që të hapet afati kalimtar dimëror në hendboll.
Që nga nesër klubet e kanë mundësinë që të sjellin përforcime.
Disa klube janë në presionin e afatit kalimtar sepse mund të mebsin edhe pa lndonjë lojtar.
Klubet synojnë të përforcohen në luftë për titull e për trofeun e Kupës së Kosovës, disa për të ikë nga zona e rrezikut.
“Nesër hapet miniafati kalimtar!
Të mërkurën (nesër) hapet afati kalimtar i dimrit në hendbollin e Kosovës.
Afati kalimtar i janarit është i hapur deri më 15 janar, sipas vendimit të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës🇽🇰.
Pritet të ketë lëvizje, sidomos nga skuadrat që synojnë trofetë në hendbollin e Kosovës”, njofton FHK.