Ndonëse nga klubi i hendbollit Çair kishin paralajmëruar se ndeshjet europiane ndaj Slavia Pragë do t’i luajnë në arenën “Boris Trajkovski”, nga klubi shqiptar infromojnë se në koordinim me federatën europiane EHF është vendosur që këto dy ndeshje të zhvillohen në palestërn “Jane Sandanski” afër kompleksit Hotel Rusiia.
Ndeshjet janë më 18 dhe 19 janar.
Postimi WHC Çair:
Edhe pse kishim paralajmruar arenën Boris Trajkovski po për shkaqe objektive ju njoftojmë se me kordinim me federaten europiane EHF dhe skuadrën Slavia Praga ndeshjet evropiane për kualifikimin në 1/4 e Finales Europiane do të zhvillohen në palestrën Jane Sandanski afër kompleksit Hotel Rusia.
Skuadra është në vlugun e përgatitjeve për ndeshjet e raundit të katërt të Kupës Evropiane, që i luajmë ndaj skuadrës së madhe kampione çeke nga qyteti i Pragës, DHC Slavia Praha.
Ndeshjet janë më 18 dhe 19 Janar . Presim përkrahjen e të gjithë juve për ta përballuar me sukses këtë sfidë jo të lehtë në kuadër të ndeshjeve europiane.
Ju presim më 18/19 Janar nga ora 18:0.