Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, ka një mesazh të fuqishëm për hendbollin e Kosovës.
Osmani si gjithmonë është krah i fuqishëm i hendbollit, kësaj radhe i dëshiron suksese me gjeneratat e reja.
“Kosova gati për ndeshjet e radhës në hendboll!
Përfaqësueset e djemve U18 dhe U20 janë grumbulluar për ndeshjet që zhvillohen në Prishtinë më 13-19 janar, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Këto janë ndeshje kualifikuese për Kampionatet Botërore të të dyja grupmoshave që zhvillohen sivjet.
Ndeshjet e para të Kosovës:
14 janar, 17:00 - Kosova - Moldavia
14 janar, 19:00 - Kosova - Qipro
Le të jemi të gjithë bashkë në palestër për t’i mbështetur djemtë tanë.
Forca Dardanë!”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në facebook.