Ish hendbollisti shumëvjeçar i ekipit të Vëllaznimit të Gjakovës, Leonard Cula, ka marrë timonin e Rahovecit.
Kampioni në fuqi dhe lideri i Kampionatit të Kosovës, ka konfirmuar lajmin për emërimin e Culajt në krye të klubit.
“Leonard Cula trajner i KH Rahovecit!
Ju njoftojmë se klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur gjakovar, Leonard Cula, për ta udhëhequr klubin në pjesën e mbetur të edicionit.
Cula deri më tash e ka pasur postin e ndihmëstrajnerit, ndërsa edhe në të kaluarën e ka udhëhequr klubin ku kemi arritur rezultate historike bashkë.
Fakti se e njeh klubin shumë mirë dhe ka punuar kaq afër me ne na bën të besojmë shumë se do i arrijmë synimet tona për këtë edicion”, njofton KH Rahovecit.