Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në IHF Trophy për zonën evropiane.
Në ndeshjen përmbyllëse të së martës, Kosova U20 humbi nga Qiproja me rezultatin 24:18.
Qipriotët që në pjesën e parë dëshmuan nivel më të lartë të angazhimit dhe të hendbollit të luajtur. Dhe në pjesën e dytë e konfirmuan fitoren.
Nga tri gola në Kombëtaren tonë i shënuan Luigj Kolaj, Gent Bajrami, Elion Goçi e Joel Cubi.
Të mërkurën prej orës 19:00, Kombëtarja jonë U20 luan me Bullgarinë.