Jupa vazhdon kontratën me klubin gjerman

Hendboll

Jupa vazhdon kontratën me klubin gjerman

Më: 15 janar 2025 Në ora: 11:49
Kastriot Jupa

Lojtari i rëndësishëm i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Jupa, e ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me klubin gjerman Cottbus.

Me kontratën e re, pivoti Jupa do të jetë te Cottbusi deri në verën e vitit 2027.

Ai është shumë i rëndësishëm te Cottbusi, ndërsa te Kosova është zëvendës-kapiten dhe lojtari me më së shumti paraqitje, jo vetëm në hendboll.

Te Cottbusi janë shprehur të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me hendbollistin tonë.

Jupa në fund të dhjetorit e pësoi një lëndim të gjurit, ndërsa javën e kaluar iu nënshtrua operimit, që kaloi me sukses.

Ka dëmtuar ligamentet dhe për të ky edicion ka përfunduar. Për shkak të lëndimit mungoi në Kombëtare në turneun “Yellow Cup”.

Federata e Hendbollit e Kosovës i dëshiron shërim të suksesshëm dhe kthim të shpejtë në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat