Kombëtares U20 të Kosovës në hendboll i mungoi fati për kualifikim në finale të IHF Trophy për zonën evropiane.
Kombëtares sonë i duhej fitorja ndaj Britanisë së Madhe për kualifikim në finale, por në fund ndeshja dramatike përfundoi me rezultat të barabartë, 26:26.
Britanikët e rinj e nisën më mirë ndeshjen dhe mbajtën epërsi gjatë tërë pjesës së parë. Pas 30 minutave rezultati ishte 15:11 për Britaninë e Madhe.
Djemtë tanë megjithatë nuk u dorëzuan dhe barazuan në minutën e 50-të, 21:21. Më pas Kombëtarja jonë krijoi epërsi prej një goli, 22:21 e 23:22.
Deri në fund u zhvillua dramë e vërtetë, ndërsa në sekondën e fundit Etnik Bajoku shënoi për 26:26.
Barazimi i mjaftoi Britanisë së Madhe që kaloi në finale nga pozita e dytë.
Në finale do të përballet me Bullgarinë.
Kombëtarja jonë renditet e treta me dy pikë dhe luan me Qipron e vendit të katërt për plasman përfundimtar, përkatësisht për pozitat tre e katër.
Altin Cacaj e Elion Goçi i shënuan nga nëntë gola për Kosovën U20. Joel Cubi e Gent Bajrami i realizuan nga gjashtë, ndërsa Altin Dobraj i shënoi shtatë gola nga penalltia.