Skuadra e hendbollit “Çair” në konkurencën e femrave, është duke u përgatur intenzivisht për dy sfidat e 1/8 së finales në Kupën Evropiane, kur përball do të ketë çeket e Sllavia Pragës.
Dy takimet do të zhvillohen në palestrën sportive “Jane Sandanski”, andaj trajneri Basri Latifi dhe hendbollistet shpresojnë se me përkrahjen e publikut, mund të hapin dyert e çerekfinales.
Klubi i hendbollit “Çair” në konkurencën e femrave, është duke u përgatitur intenzivisht për dy sfidat e 1/8 së finales në Kupën Evropiane, kur takohen me skuadrën e Sllavia Pragës. Hendbollistet nuk kanë pasur pushim dhe janë stërvitur edhe gjatë pauzës nga kampionati maqedonas
“Nuk kemi pas, për fat të keq për lojtareve, nuk kemi pas fare pushim dhe kemi stërvitur. Pasi që kemi përfunduar vonë me pjesën e mbetur të kampionatit dhe për shkak të përgatitjeve të lojës së EHF, është dashur që të stërvitemi intenzivisht. Sidoqoftë jemi përgatitur mirë dhe mendojë se do të jemi fit të përgatitur deri të shtunën dhe të dielën“, tha Latifi.
Në stërvitjen ku ishim edhe në të pranishëm munguan 3 hendbollistët më të mira të kësaj skuadre që kishim edhe lëndime të lehta, mirëpo trajneri Latifi beson se ata do të jetë gati për çeket e Sllavisë, të cilat dallohen për nga shtatlartësia.
“Ata janë gati se e gjjthë 7shja e parë janë krejt mbi 1.80 dhe ndoshta do të jetë problem, por në përgjithësi e kemi përgatitur një lojë pak më të shpejtë, pasi që videoanalizat të cilat e kemi parë , kemi vërejt se kanë problem me lojtarët që luajnë lojë pak më të shpejtë….Jemi përgatitur fizikisht mirë dhe shpresojë se do ia dalim. “
Trajneri Latifi përgatit edhe një befasi, pasi që kohëve të fundit skuadra nga Çairi ka një hendbollisti me prejardhje rumune, që ka luajtur në kampionatin polak. Mirëpo sipas Basri Latifit, befasia më e madhe për mysafirët do të jenë tifozët e skuadrës nga Çairi.
“Ata janë lojtari I tetë I joni dhe në duhet patjetër përkrahje. Është një sfidë mjaft kërkuese dhe për ne është një motivacion shtesë , pasi që shkruajmë historinë në këtë sport dhe me ndihmën e tyre do ia dalim të arrijmë në çerekfinale”., tha ai.
Sfida në mes Çairit dhe Sllavia Praga-s do të zhvillohet më 18 dhe 19 janar, në palestrën sportive “Janë Sandanski”, në orën 18.00.