Skuadra shqiptare Çairi është në vazhdën e përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit maqedonas.
Çairi ka përforcuar radhët me hendbollisten nga Rumania, Sofia Çavar, që luan në pozitën bek i djathtë.
Bëhet fjalë për një hendbolliste 22-vjeçare, e cila vjen nga shkolla e CSM Bukureshtit dhe ka luajtur deri në moshën 18-vjeçare dhe ka fituar titullin kampion në Rumani në vitin 2021 me ekipin e parë.
Nga vera e kaluar pati angazhimin e saj të parë ndërkombëtar në Kozhalinen e Polonisë.
Tani ajo vjen në Çair dhe do të mundohet ta ndihmojë klubin në garën për suksesin më të madh evropian.
Çair të shtunën dhe të dielën në SC “Jane Sandanski” do të takohet me skuadrën çeke Sllavia Pragë në fazën e 16-tës së finales së Kupës Evropiane.