Çairi, skuadër shqiptare, sonte u ballafaqua me Sllavia-n e Pragës por pësuan humbje me rezultat 31:20 në kuadër të së tetës së finales së Kupës Evropiane në hendboll (femrat).
Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit, ka një mesazh të fuqishëm për vashat e skuadrës shqiptare.
“Krenaria dhe përkrahja jonë për ekipin e vajzave të WHC Çair mbetet e palëkundur! Sonte, gjatë ndeshjes së parë të 1/8 së finales të EHF European Cup, pata nderin të jem i pranishëm për të mbështetur këto vajza të jashtëzakonshme, të cilat vazhdojnë të na frymëzojnë me përkushtimin dhe shpirtin e tyre të garës.
Këto momente janë dëshmi e pasionit dhe energjisë që vajzat tona sjellin në sport dhe të ardhmes së ndritur që na pret.
Si kryetar i komunës së Çairit, dua të theksoj se mbështetja jonë për to do të jetë gjithmonë e plotë.
Sporti është një nga forcat që na bashkon dhe na frymëzon, dhe ne jemi krenarë për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të WHC Çair në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Ganiu në profilin e tij në facebook.