Dy hendbollistët e Kosovës i kanë fituar çmimet individuale të IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën U18.
Të shtunën në finale Kombëtarja e Kosovës fitoi ndaj Bullgarisë me rezultat 33:31 dhe kështu u kualifikua për fazën ndërkontinentale.
Në garë me fituesit e kontinenteve tjera e synojmë biletën për Kampionatin Botëror.
Portieri i Kombëtares sonë, Olt Kabashi ka shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit dhe u shpall MVP, përkatësisht lojtari më i vlefshëm i IHF Trophy për zonën evropiane (U18).
Ndërkohë Olsi Mulaj është golashënuesi më i mirë. Mulaj ishte i pandalshëm, ndërsa shkëlqeu edhe në finale, ndonëse kishte një lëndim të dorës.
Në grupmoshën U20, çmimin MVP e fitoi Andrey Zechev i Bullgarisë. Ai udhëhoqi Bullgarinë drejt titullit të kampionit.
Christos Tartios i Qipros është golashënuesi më i mirë i IHF Trophy në grupmoshën e juniorëve.