Hendbollistet e Çairit do të provojnë sot që të përmirësojnë imazhin nga humbja e mbrëmshe (31:20) kundër Sllavia Pragës, në kuadër të 1/8 së finales së kupës europiane.
Trajneri i skuadrës shqiptare, Basri Latifi thotë për Open-TV se duhet të përmirësojnë shumë lojën e tyre në mbrojtje, për të arritur deri te rezultati pozitiv.
“Do t’i shohim t’i korigjojmë disa gabime në mbrojtje.
Të shpresojmë se sonte do të luajmë më mirë”, deklaroi trajneri Basri Latifi.
Edhe kjo ndeshje do të luhet në palestrën sportive “Jane Sandanski” me fillim prej orës 18:00.