Kombëtarja e Kosovës fitoi garën e IHF Trophy U18, një sukses i madh.
Përveç këtij triumfi, portieri Olti Kabashi është MVP i turneut dhe Olsi Mulaj - shënuesi më i mirë.
Kabashi është prej me të merituarve për këtë sukses të Kosovës.
Olti kabashi ka qenë si mur në portën për hendbollistët e rivalëve.
Kabashi shpreh krenarinë për suksesin e kombëtares dhe epitetin që mori si MVP i kësaj gare.
“Jam i lumtur per çmimin si lojtari më i vlefshëm në IHF Trophy U18 dhe kualifikimin në fazën ndërkontinetale.
Ne luftuam deri në minutat e fundit çdo ndeshje dhe në fund u shpërblyem si kampion dhe synojmë kualifikimin në Kampionatin Botëror gjithashtu falënderoj publikun edhe përkrahjen e të gjithëve”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.