Në Erd të Hungarisë, të shtunën në praninë e 2200 shikuesve, u zhvillua ndeshja më interesante e xhiros së dhjetë në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.
U përballën skuadra hungareze FTC-Rail Cargo Hungaria dhe ajo franceze Metz Handball.
Këtë ndeshje shumë të rëndësishme e drejtuan dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja e Sherif Xhema.
Është ky tjetër sukses i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Çifti Jahja - Xhema për herë të tretë ka drejtuar ndeshje në Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë herë iu besua kryendeshja.
Fitore me rezultat 26:23 shënoi Metzi francez.
Metzi është i pari në Grupin A me 19 pikë nga dhjetë ndeshje. FTC-Rail Cargo Hungaria mban vendin e dytë me 16 pikë.