Çairi eliminohet nga garat evropiane

Hendboll

Çairi eliminohet nga garat evropiane

Nga: K. G. Më: 19 janar 2025 Në ora: 21:57
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Çairi me dy disfata nga Sllavia e Pragës i dha fund aventurës në garat evropiane. 

Megjithatë skuadra shqiptare shkroi historinë, duke u kualifikuar deri në të tetën e finales së Kupës Evropiane. 

Skuadra nga Çekia ishte shumë e fortë në dy ndeshje dhe fitoi me meritë duke u kualifikuar në çerekfinale.

Skuadra e Basri Latifit u mposht dje me rezultat 31:20, ndërsa sot në sfidën e kthimit pësoi me 33:29 (18:13).

Lojtarja më efikase te Çairi ishte Stefanija Gjorgievska me dhjetë gola, ndërsa Teodora Gulicoska dhe Teodora Dukoska nga nga gjashtë. 

Në skuadrën fituese doli më e mira anëtarja e kombëtares së Maqedonisë, Angela Jankulovska, e cila shënoi dhjetë gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat