Maqedonia regjistroi fitoren e dytë në sfidën e pestë në Botërorin në Kroaci

Hendboll

Maqedonia regjistroi fitoren e dytë në sfidën e pestë në Botërorin në Kroaci

Më: 23 janar 2025 Në ora: 18:24
Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut në hendboll regjistroi fitoren e dytë në sfidën e pestë në Botërorin në Kroaci, duke mundur kombëtaren e Katarit me rezultat 39-34.

Me këtë fitore, Maqedonia do të luftojë për një vend nga pozita e 13 e deri në pozitën e 16-të në Botërorin në Kroaci, Danimarka dhe Norvegji.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 21-17, ndërsa në vazhdim hendbollistët e Maqedonisë arritën që të mbajnë këtë diferencë dhe ta shtojnë për edhe një gol, pran rezultatit 39-34. Filip Kuzmanovski dhe Zharko Peshevski ishin më efikas te Maqedonia me nga 6 gola.

Sfidën e fundit Maqedonia do ta zhvillojë të shtunën, më 25 janar, në orën 20.30 kundër kombëtares së Francës, e cila është favorite edhe për medaljen e artë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat