Kombëtarja e Kroacisë ka dominuar ndaj Islandës, duke triumfuar me rezultat 32:26 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës kryesore të Kampionatit Botëror 2025 në hendboll.
Egjipti, me fitoren ndaj Sllovenisë me 26:25 (16:14), ka ruajtur gjasat për t'u kualifikuar në çerekfinale të Botërorit.
Kroacia kryeson në grupi 4 me 6 pikë, pasojnë Egjipti me 6, Islanda 6, Sllovenia 4 etj.
Norvegjia mposhti Kilin me 39:22 (17:11), por skuadra skandinave nuk do të luajë në çerekfinale, ndaj ndeshja kundër Suedisë do të jetë një rast për një vend më të mirë në Botëror.
Në Grupin 3, Portugalia kryeson me 7 pikë, pasojnë Brazili 6, Norvegjia 4, Suedia 4, Spanja 3 dhe Kili 0 pikë.