Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të marr pjesë në Kampionatin Mesdhetar që prej 17 deri më 22 shkurt mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Është ky kampionati e 18-të mesdhetar, ndërsa paraqiten hendbollistet e lindura në vitin 2008 dhe më të reja.
Ndonëse konkurrenca është shumë e fortë, kjo do të jetë një përvojë shumë e rëndësishme për hendbollistet tona të reja.
Plot 14 ekipe kombëtare janë paraqitur për Mesdhetarin në Podgoricë.
Ndeshjet do të zhvillohen në tri pjesë nga 15 minuta. Pikë fitohen edhe për një pjesë të fituar, pos për ndeshje.
Kombëtarja jonë do të garojë në Grupin A, bashkë me Kroacinë, Malin e Zi, Sllovakinë, Tunizinë, Italinë e Turqinë.
Në Grupin B janë Serbia, Rumania, Spanja, Algjeria, Greqia, Qipro e Slloveni.