Kapiteni tregon gjendjen katastrofale të klubit më të madh në Kosovë

Hendboll

Kapiteni tregon gjendjen katastrofale të klubit më të madh në Kosovë

Nga: K.Goca Më: 26 janar 2025 Në ora: 23:03
Rron Ramadani

Një kapiten i guximshëm dhe të tillë si Rron Ramadani i duhet çdo klubi!

Rron Ramadani e thotë hapur, se Kastrioti është në krizë dhe me obligime të pakryera nga ana e kryesisë.

Durimi ka humbur brenda klubit, kështu nuk mund të vazhdojnë në pafundësi!

Kriza e thellë është bërë e padurueshme edhe për hendbollistët!

Situata është e rënduar brenda klubit më të madh në vend të hendbollit!

Rron Ramadani e tha hapur për krizën sepse kjo krizë ka kohë që flitej se është e rëndë në kolektiv.

Sonte Rron Ramadani e humbi durimin sepse nuk ka ku shkon më keq për faktin se siç shihet janë mbështetur për muri!

O kushte o nuk ka më si të vazhdohet me këtë gjendje!

Kryesia tash urgjentisht duhet të veprojë që të gjejë rrugëdalje nga kjo krizë.

Kjo krizë nuk është e ditës së sotme, kriza ishte edhe para fillimit të kampionatit madje para ndeshjes së Kupës Evropiane me Sllobodën e Tuzllës.

Kriza u thellua shumë, hendbollistët nuk kanë më rrugëdalje, pos si kapiteni Ramadani që ka reaguar duke treguar për situatën e rëndë.

“Reagim publik, qytetar ferizajas, përderisa s'ka mbetur edhe një javë para fillimit të stinorit pranveror, klubi ynë i qytetit gjendet në një krizë funksionale dhe pa adresë.

Kryesia e deritanishme përpos obligimeve të papërfunduara nga sezoni i kaluar tashmë ka javë që nuk ka gjet rrugën dhe komunikimin e duhur me lojtarë drejt fillimit të rregullt të stërvitjeve dhe sezonit të ri.

Klubi i qytetit duhet të jetë parim për të gjithë duke tejkaluar interesat e secilit individ apo grup njerëzish.

Duke shpresuar për një zgjidhje në ditët e fundit para fillimit të sezonit të ri, si kapiten i skuadrës e ndjej për obligim ta bëj këtë njoftim publik rreth gjendjes aktuale në klub, duke njoftuar kështu nivelin komunal, bordin drejtues të klubit dhe gjithë juve dashamirës dhe mbështetës të klubit”, ka reaguar Rron Ramadani në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat