Rron Ramadani humb durimin me Kastriotin: Klubi ynë pa adresë

Hendboll

Rron Ramadani humb durimin me Kastriotin: Klubi ynë pa adresë

Nga: K.G. Më: 26 janar 2025 Në ora: 23:02
Kastrioti

Kapiteni i Kastriotit të Ferizajt, Rron Ramadani, humb durimin duke treguar për gjendjen e rëndë që po kalon klubi i tij. 

Reprezentusi i Kosovës ka thënë se skuadra me renome e hendbollit është në krizë të madhe.

Cili është reagimi i hendbollistit prej më të mirëve në vendin tonë? 

“Reagim publik, qytetar ferizajas, përderisa s'ka mbetur edhe  një javë para fillimit të stinorit pranveror, klubi ynë i qytetit gjendet në një krizë funksionale dhe pa adresë.

Kryesia e deritanishme përpos obligimeve të papërfunduara nga sezoni i kaluar tashmë ka javë që nuk ka gjet rrugën dhe komunikimin e duhur me lojtarë drejt fillimit të rregullt të stërvitjeve dhe sezonit të ri.

Klubi i qytetit duhet të jetë parim për të gjithë duke tejkaluar interesat e secilit individ apo grup njerëzish.

Duke shpresuar për një zgjidhje në ditët e fundit para fillimit të sezonit të ri, si kapiten i skuadrës e ndjej për obligim ta bëj këtë njoftim publik rreth gjendjes aktuale në klub, duke njoftuar kështu nivelin komunal, bordin drejtues të klubit dhe gjithë juve dashamirës dhe mbështetës të klubit”, ka reaguar Rron Ramadani në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat